Përgjatë muajve të fundit ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket publikimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim.

Deri tani ORCA ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin si negative përmes ankesave të dërguara në Inspektoratin e Arsimit, ashtu edhe pozitive duke lavdëruar publikisht meritorët. Në vazhdën e tyre është edhe aksioni i sotëm.

Sot ORCA paraqet 12 raste të profesorëve të rregullt të avancuar të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të publikimeve shkencore që në këtë rast është 5. Këto raste kanë marrë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së.

ORCA me këtë rast përmbyllë aktivitetin e saj lidhur me avancimet nga konkursi i fundit dhe përgëzon ata që kanë fituar thirrjet e reja në bazë të meritave sa i përket numrit të publikimeve shkencore dhe aspekteve të tjera që ORCA ka mundur t’i verifikojë. Është e nevojshme që edhe shoqëria në tërësi të tregohet korrekte duke njohur përpjekjen e këtyre profesorëve të cilët po ruajnë minimumin e cilësisë në universitetin më të madh në vend.

Në vijim janë emrat e profesorëve të rregullt meritorë për sa i përket numrit të publikimeve shkencore:

Visar Morina, Avdullah Hoti, Eda Vula, Blerim Kamberi, Fehmi Zeqiri, Vjollca Sahatçiu-Meka, Enver Hamiti, Ymer Mekaj, Fatbardh Gashi, Fatmir Faiku, Hasan Ahmeti, dhe Shpend Elezi.

Ky grant është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), dhe me përkrahjen e projektit Sfidimi i Korrupcionit në Arsimin e Lartë i financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Përmbajtja është përgjegjësi e ORCA dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së, DANIDA-së, KCSF-së apo KFOS-it.