KONKURS

për esenë më të mirë në secilin fakultet të Universitetit të Prishtinës.

Eseja fituese shpërblehet me 200 Euro

Për çka dhe si duhet të shkruani?

Stili i shkrimit: i lirë. Eseja duhet të përmbajë rreth 1000 fjalë.

Tema: eseja duhet të përmbajë trajtim kritik të sfidës/ave të fakultetit tuaj ose të jetës suaj studentore në të. Komisioni vlerësues pret që ju të jepni një zgjidhje kreative për sfidën e trajtuar.

Kush mund të aplikojë?

Çdo student i Universitetit të Prishtinës i nivelit bachelor, por që nuk është absolvent.

Ku dhe si duhet të aplikoni?

Aplikimi bëhet duke dërguar esenë në emailin ese.orca@gmail.com

Në emailin e dërguar po ashtu duhet t’i jepni të dhënat në vijim:

Emri dhe Mbiemri

Numri i telefonit

Fakulteti

Departamenti

Viti i studimit

Numri i identifikimit nga karta e studentit

Afati i fundit i pranimit të aplikacioneve: 4 janar 2018.

Esetë fituese do të publikohen në një libërth dhe në veb faqen e ORCA-s.