Sot, ORCA ka organizuar një aksion në terren. Ky aksion ka për qëllim përgëzimin publik të katër fakulteteve me më së shumti punime në Universitetin e Prishtinës.

Banerat përgëzues janë vendosur pranë fakulteteve për qëllim të njoftimit të studentëve të tyre që fakultetet e tyre kanë më shumë punime për kokë profesori se fakultetet tjera.

Fakultetet me më shumë punime për kokë profesori, sipas raportit të ORCA-s “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës”, janë: Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë me 5.3 punime për profesor, Fakulteti i Mjekësisë me 5.08 punime për profesor, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me 4..9 punime për profesor, si dhe Fakulteti i Edukimit me 2.33 punime për profesor.

Raportin e plotë me më shumë të dhëna mund ta gjeni në këtë link: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/12/Integriteti-akademik-i-profesoreve-ne-Universitetin-e-Prishtines.pdf