Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci sot ka marrë pjesë në një takim të thirrur nga Ministri i Arsimit dhe Kryeministri i Republikës. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit, të organizatave të shoqërisë civile si dhe bartësit e institucioneve qeveritare.

Takimi u mbajt me qëllim të krijimit të një grupi të rregullt pune në hartimin e një plani zhvillimor afatgjatë për arsimin në Kosovë, për të cilin u dakordua se duhet të fillojë me depolitizimin e arsimit në të gjitha nivelet e tij.

ORCA e sheh të rëndësishëm këtë proces dhe pret nga të gjithë akterët e tjerë relevant të organizuar në mënyrë formale dhe joformale që të angazhohen në procesin e depolitizimit të arsimit dhe krijimit të një plani shtetëror afatgjatë për arsim.

 

 

Burimi i fotove: Qeveria e Kosovës