ORCA përgëzon Këshillin Drejtues për  vendimin e sotëm për shkarkimin e prorektores Teuta Pustina-Krasniqi për shkak të provokimit me gjuhë seksiste nga ana e saj.

ORCA ka mbështetur grupet studentore në aksionin simbolik dhe ka mbështetur kërkesat e tyre drejtuar Universitetit të Prishtinës. Kjo është edhe një fitore e aktivizmit studentor në Universitetin e Prishtinës.

Shkarkimi i prorektores Pustina është hapi i parë drejt çrrënjosjes së gjuhës seksiste, ngacmimeve seksuale dhe mizogjinisë në Universitetin e Prishtinës.

ORCA i bën apel Këshillit Drejtues që të vazhdojë me përmirësimin e Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe kristalizimin e dispozitave dhe ndëshkimeve për ngacmimet seksual.

ORCA po ashtu pret nga UP që të kërkojë falje publike për provokimin e prorektores Pustina-Krasniqi e cila fajësoi viktimat e ngacmimit seksual.

Me këtë rast ORCA i bën thirrje të gjithë personave që kanë përjetuar ngacmim seksual në ambientet e Universitetit të Prishtinës ta raportojnë atë te organet përgjegjëse apo edhe në faqen e www.orca-ks.org (seksioni RAPORTO).