Titulli: Asistent/e ligjor/e

Angazhimi: Me orar jo të plotë

Kohëzgjatja: 3 muaj (qershor – shtator 2018)

Vendi: Prishtinë

Qëllimi i Pozitës së Punës

ORCA është zotuar se do ta përcjellë nga afër procesin e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës dhe do të angazhohet që ky proces të zbatohet në përputhje me kushtet e Statutit të UP-së, në përputhje me rregulloret dhe aktet tjera nënligjore të cilat janë në fuqi si dhe me parimet universale të transparencës dhe meritokracisë. Në kuadër të këtij angazhimi, ORCA do të ofrojë mbështetje ligjore për palët të cilat pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë procesit të konkurrimit. Prandaj, ORCA do t’i angazhojë dy asistentë ligjor të cilët së bashku me avokaten e ORCA-s do t’i ofrojnë mbështetje ligjore dhe do t’i përcjellin rastet e paraqitjes së ankesave në procesin e avancimeve akademike.

Kushtet e aplikimit:

Kandidatët për këto pozita pune duhet t’i plotësojnë kushtet si vijojnë:

 Të jenë të diplomuar në juridik, apo të jenë në vitin e fundit të studimeve në këtë fushë
 Të kenë aftësi të zhvilluara të të shprehurit dhe shkrimit në gjuhën shqipe
 Të jenë të përkushtuar për drejtësi dhe të jenë të intesuar në përmirësimin e gjendjes së arsimit të lartë në Kosovë
 Të jenë të aftë t’i përshtaten rrethanave dhe zhvillimeve të papritura gjatë punës
 Të jenë të aftë të punojnë në ekip
 Të jenë të aftë të punojnë në mënyrë të pavarur
 Të jenë të gatshëm të punojnë nën presionin e kohës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Asistentët ligjor do të jenë përgjegjës për drejtimin dhe përcjelljen e rasteve të paraqitjes së ankesave në komisionet vlerësuese në procesin e avancimeve akademike në UP, nën mbikëqyrjen e avokates. Ndër të tjera, asistentët ligjor do të kenë këto detyra dhe përgjegjësi:

 Angazhimi i takimeve me palët ankuese, intervistimi i palëve ankuese
 Përpilimi i raporteve nga secili takim me palët ankuese
 Krahasimi i bazës faktike të rasteve me rregullativat në fuqi dhe identifikimi i shkeljeve të procedurave apo të rregullave materiale të përcaktuara me rregullore dhe akte tjera nënligjore
 Ofrimi i mbështetjes ligjore në përpilimin e ankesave
 Kontaktimi i institucioneve në lidhje me ankesat e paraqitura
 Asistimi i palëve ankuese gjatë paraqitjes së ankesës
 Detyra tjera sipas nevojës

Koha e angazhimit: Orar jo i plotë
Kompensimi: Angazhimi do të jetë me pagesë
Mbikëqyrja: Asistentët ligjor do t’i kryejnë detyrat e mësipërme nën mbikëqyrjen e Avokates së ORCA-s

Aplikimi: Aplikacionet për këtë pozitë duhet të dërgohen në ankesa.orca@gmail.com me titull: “Aplikim për pozitën asistent ligjor”, dhe duhet të përfshijnë:

 Curriculum Vitae (CV)
 Një letër motivimi që spjegon arsyet që ju kanë shtyrë të aplikoni për këtë pozitë dhe që spjegon pse ju jeni kandidati i duhur për këtë pozitë

Afati i fundit për aplikim në këtë pozitë është 1 qershor 2018, ora 15:00.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur në raundin e parë do të intervistohen.

Prishtinë,
28.05.2018