Në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë “Rritja e Integritetit Akademik dhe Transparencës në Universitetin e Prishtinës” është planifikuar botimi i tre numrave të një gazete për studentë. Numri i parë i gazetës, është planifikuar të dalë në fund të muajit qershor. Andaj, ORCA fton të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës të dërgojnë artikujt e tyre apo llojet e tjera të kontributeve deri më datën 20.06.2018.

Çka duhet të përmbajë artikulli?

Artikulli duhet të jetë me tone kritike apo me karakter satirik.

Artikulli duhet të përmbajë jo më shumë se 500 fjalë.

Artikulli mund të jetë në formë proze apo poezie për tema që lidhen me Universitetin e Prishtinës.

Studentët e talentuar në fushat e artit pamor, në vend të artikujve mund të dërgojnë ilustrime të formave të korrupsionit akademik apo edhe të shembujve të mirë të Universitetit të Prishtinës.

Sa paguhen artikujt apo ilustrimet?

Çdo kontribut i studentëve i zgjedhur për botim në gazetën e studentëve do të kompensohet me një shumë simbolike prej $30.

Si duhet të aplikoni?

Aplikimi bëhet duke dërguar shkrimin apo ilustrimin në emailin gazeta.orca@gmail.com

Në emailin e dërguar po ashtu duhet t’i jepni të dhënat në vijim: Emri dhe Mbiemri Numri i telefonit Skanim ose fotografi e kartës së studentit

Afati i fundit i pranimit të kontributeve:

20 qershor 2018. Autorët e artikujve do të njoftohen me kohë nëse artikulli i tyre është përzgjedhur për botim.