ORCA është e shqetësuar me veprimet e ushtrueses së detyrës të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e cila në pikëpamjen e ORCA-s ka tejkaluar kompetencat e saj.

Sipas raportimeve në media, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akuzuar UD Drejtoren e Agjencisë së Kosovës për Akreditim se ka tejkaluar kompetencat e saj, duke vlerësuar punën e KShC-së, dhe duke bllokuar pagesën e anëtarëve të KShC-së.

ORCA pret nga Ministri i Arsimit që të ushtrojë kompetencat e veta për të shmangur komplikimet e mëtutjeshme në këtë Agjenci.

ORCA e mbështet Këshillin Shtetëror të Cilësisë në punën e vet dhe i rikujton publikut se legjitimiteti i KShC buron nga 76 votat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas procesit më transparent të emërimit të zyrtarëve publik që ka ndodhur ndonjëherë.

ORCA është organizatë që po monitoron punën e KShC, madje duke marrë pjesë në takimet e rregullta si monitoruese dhe thekson se deri tani nuk ka vërejtur asnjë indikacion që tregon që KShC nuk është duke vepruar konform detyrave dhe obligimeve të veta të përcaktuara me ligjet e vendit.