Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në takimin e 58 të mbajtur më 25 korrik ka vendosur të revokojë akreditimin e dhjetëra programeve të suspenduara të institucioneve private të arsimit të lartë.

ORCA është e kënaqur me mënyrën e diskutimit dhe vendimmarrjes brenda KShC-së, të cilët kanë diskutuar dhe vendosur për secilin program veç e veç. Kjo sipas pikëpamjes tonë rezulton me një vendimmarrje meritore sipas ligjeve në fuqi.

ORCA është organizatë që po monitoron punën e KShC, madje duke marrë pjesë në takimet e rregullta si monitoruese dhe thekson se deri tani nuk ka vërejtur asnjë indikacion që tregon që KShC nuk është duke vepruar konform detyrave dhe obligimeve të veta të përcaktuara me ligjet e vendit.

Në këtë link mund të gjeni vendimet e KShC-së për programet: http://www.akreditimi-ks.org/…/98-kaa-art…/lajmet/383-kshc58