Publikimet

Anës Universitetit – ese të studentëve të Universitetit të Prishtinës

Një libër me 13 ese të studentëve të Universitetit të Prishtinës që trajtojnë sfidat e tyre të studimeve në UP.

Shqip

Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës

ORCA ka bërë hulumtimin e CV-ve të të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Nga kjo analizë, rezulton që 72% e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë. 28% të profesorëve gjithashtu kanë botuar së paku një herë në revista të dyshimta.

ShqipEnglish

Analiza e procesit të zgjedhjes së stafit akademik nga konkursi 3/671 2016-2017 në Universitetin e Prishtinës

ORCA ka bërë hulumtimin kandidatëve nga buletinet e konkursit 3/671 për zgjedhjen e stafit të ri akademik në UP. Nga konkursi për zgjedhjet në grada akademike në Universitetin e Prishtinës numër 3/671, me datë 24.11.2016, 131 kandidatë janë vlerësuar pozitivisht nga komisionet vlerësuese të përbëra nga profesorë kolegë të kandidatëve. Këta kandidatë janë analizuar nga ORCA sa i përket kriterit të punimeve shkencore.

Shqip

Udhëzim për publikim në revista shkencore në disiplinat e shkencave sociale dhe shkencave humane

ORCA në kuadër të aktiviteteve të saj për ngritjen e integritetit akademik e ka përpiluar një listë të revistave të cilat i plotësojnë kriteret minimale të parapara në statutin e UP-së si revista shkencore me recension ndërkombëtar. Këto mijëra revista janë kryesisht nga fusha e gjuhës, letërsisë, historisë dhe disiplinat e ndryshme të arteve.

Shqip

Dembelët e “Hasan Prishtinës” 2 – Monitorohen Filozofiku, Juridiku dhe Ekonomiku

Për të analizuar dhe monitoruar mbarëvajtjen e procesit mësimor në Universitetin e Prishtinës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) realizoi një monitorim të ligjëratave dhe provimeve në Fakultetin Filozofik, Juridik dhe Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si nxitje për përmirësimin e procesit të ligjëratave dhe provimeve, dhe rrjedhimisht përmirësimin e procesit të mësimdhënies.

ShqipEnglish

Dembelët e “Hasan Prishtinës” – Monitorohen Filozofiku, Juridiku dhe Ekonomiku

Për të analizuar dhe monitoruar mbarëvajtjen e procesit mësimor në Universitetin e Prishtinës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) realizoi një monitorim të termineve të konsultimeve në Fakultetin Filozofik, Juridik dhe Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Janë monitoruar gjithsej 86 profesorë në këto tre fakultete.

Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si nxitje për përmirësimin e procesit të konsultimeve, dhe rrjedhimisht përmirësimin e procesit të mësimdhënies.

Shqip

Integriteti Akademik i Drejtuesve të Universitetit të Prishtinës

Për të analizuar dhe adresuar në mënyrë të përkushtuar problemin e cilësisë akademike në Universitetin e Prishtinës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) realizoi një hulumtim për avancimet dhe legjitimitetin e titujve akademikë që mbajnë stafi akademik me pozita drejtuese në Universitetin e Prishtinës, duke shqyrtuar 71 zyrtarë relevantë.

Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si nxitje për rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies mbi zhvillimet akademike, dhe rrjedhimisht, për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në këtë universitet, duke shërbyer më pas si ndërhyrje që mund të zbatohen edhe në universitetet e tjera publike në Kosovë.

ShqipEnglish

Analizë: Ndryshimi i fshehtë i Projektligjit për Arsimin e Lartë saboton integritetin akademik

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) kërkon të sjellë në vëmendjen e palëve të interesit dhe publikut të gjerë, një zhvillim shumë shqetësues në legjislacionin për arsimin e lartë në Kosovë.

Ndërsa situata aktuale në sistemin arsimor të Kosovës karakterizohet nga një sërë problemesh të mprehta, nevoja për ndryshime në legjislacionin aktual është inkurajuar në vazhdimësi nga aktorë të shoqërisë civile, ekspertë, anëtarë të Kuvendit dhe profesorë.

ShqipEnglish
Raporto