Rreth nesh

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, ka si mision kontributin për rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë, me fokus kryesor arsimin universitar.

ORCA është aktive në mbikëqyrjen e proceseve akademike në arsimin e lartë në Kosovë, dhe në reagime të koordinuara për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në universitetin publik.

Ky synim mundësohet përmes shqyrtimit të kujdesshëm dhe metodologjik të zhvillimeve akademike në bashkëpunim me ekspertë të fushave të ndryshme dhe akademikë meritorë.

Gjithashtu, ORCA angazhohet në rigjallërimin e aktivizmit ndër studentët e sistemit publik universitar përmes bashkëpunimit me organizatat studentore dhe vetëdijesimin dhe ngritjen e kapaciteteve të reagimit në terren të komunitetit më të gjerë studentor.

Krahas rritjes së presionit publik dhe institucional, ORCA do të ofrojë rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë.

Na kontaktoni: 

info@orca-ks.org

orca.comms@gmail.com

+377 44 777 970

Rr. Simon Shiroka, Prishtinë, Kosovë, 10000

Bashkohu me ne për një universitet të mirë
Bëhu vullnetar
Keni ndonjë pyetje
Na kontaktoni
Raporto