Statistikat
Rezultatet përmbledhëse

  • 49% e drejtuesve të UP nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë nëse nuk u njihen si të vlefshme punimet në revista të dyshimta
  • 39% prej tyre kanë të paktën nga një punim në revista të dyshimta
  • 42% e drejtuesve të UP nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë edhe nëse u njihen si të vlefshme punimet në revista të dyshimta

Këshilli Drejtues
Në Këshill Drejtues të UP-së bëjnë pjesë gjithsej 9 anëtarë. ORCA ka pasur qasje në 5 CV. 3 profesorë nuk i kanë dërguar CV-të e tyre ndonëse obligohen që ato t’i publikojnë në faqe të UP-së. 1 anëtare e Këshillit Drejtues është nga Fakulteti i Arteve dhe për arsyet e cekura në metodologjine e hulumtimit nuk është verifikuar.

Nga 5 anëtarët e verifikuar rezulton se 3 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë. 5 anëtarët e verifikuar nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 100% e anëtarëve të KD nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 60% prej tyre kanë të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Rektorati
Nga 6 anëtarët e rektoratit rezulton se 3 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

3 anëtarë të rektoratit nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë apo që janë pjesë e ndonjë liste të revistave të dyshimta.

  • 50% e pjesëtarëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 50% prej tyre kanë të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Dekanët
1 dekan është nga Fakulteti i Arteve dhe nuk është verifikuar sipas arsyeve të cekura në metodologjinë e hulumtimit. Nga 12 dekanët e verifikuar rezulton se 3 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

5 anëtarë të verifikuar nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 25% nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 40% të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Senatorët e deleguar
Nga 8 senatorë të deleguar rezulton se 4 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

5 senatorë të deleguar nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 62% nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 50% të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Senati
Në kategorinë “Senati” janë parë profesorët që janë dekanë dhe profesorët senatorë të deleguar nga fakultetet. Në këtë verifikim nuk hyjnë senatorët studentë, senatorët asistentë apo rektori si udhëheqës i tij pasi rektori është llogaritur në kategorinë “Rektorati”.

Nga 21 senatorë rezulton se 7 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

9 senatorë nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 42% nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 33% të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Prodekanët
Nga 29 prodekanë të verifikuar rezulton se 11 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

12 prodekanë nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 40% nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 37% të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Profesorët e Rregullt
Nga 18 profesorë të rregullt të verifikuar rezulton se 9 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

11 profesorë të rregullt nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 61% nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 50% të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Profesorët e Asocuar
Nga 23 profesorë të asocuar të verifikuar rezulton se 11 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

12 profesorë të asocuar nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 52% nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 47% të paktën nga një punim në revista të dyshimta

Profesorët Asistentë
Nga 20 profesorë asistentë të verifikuar rezulton se 4 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

7 profesorë asistentë nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

  • 35% nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
  • 20% të paktën nga një punim në revista të dyshimta

 

Raporto