{"id":9425,"date":"2022-06-22T12:06:08","date_gmt":"2022-06-22T11:06:08","guid":{"rendered":"http:\/\/orca-ks.org\/sq\/?p=9425"},"modified":"2022-06-22T12:06:10","modified_gmt":"2022-06-22T11:06:10","slug":"shpallen-plagjiatore-bujar-dugolli-dhe-ardian-kastrati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/shpallen-plagjiatore-bujar-dugolli-dhe-ardian-kastrati\/","title":{"rendered":"SHPALLEN PLAGJIATOR\u00cb BUJAR DUGOLLI DHE ARDIAN KASTRATI"},"content":{"rendered":"\n<p>K\u00ebshilli i Etik\u00ebs ka vendosur &#8211; Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, jan\u00eb plagjiator\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nes\u00ebr b\u00ebhen 1 vit nga denoncimi i par\u00eb publik i ORCA-s p\u00ebr plagjiaturat e dy profesor\u00ebve t\u00eb Fakultetit Filozofik, Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit. T\u00eb dy profesor\u00ebt e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar punimin me p\u00ebrmbajtje t\u00eb plagjiatur\u00ebs duke vjedhur nga burime t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj vjedhjeje jan\u00eb ngritur n\u00eb pozita m\u00eb t\u00eb larta akademike.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1 tetor 2021, ORCA kishte dor\u00ebzuar n\u00eb K\u00ebshillin e Etik\u00ebs t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs prova p\u00ebrfundimtare mbi plagjiatur\u00ebn e dy profesor\u00ebve, pas 6 muajsh K\u00ebshilli i Etik\u00ebs m\u00eb 10 mars 2022 i ka kthyer ORCA-s nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare duke th\u00ebn\u00eb se ata kan\u00eb vendosur q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e referuar p\u00ebr pretendimet e plagjiatur\u00ebs ta administrojn\u00eb p\u00ebrmes ekspertiz\u00ebs profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas k\u00ebsaj p\u00ebrgjigje skandaloze t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Etik\u00ebs, ORCA kishte nd\u00ebrmarr nj\u00eb hap tjet\u00ebr duke v\u00ebn\u00eb kontaktet e para me revist\u00ebn botuese t\u00eb punimit duke ia bashkangjitur t\u00eb gjitha provat dhe d\u00ebshmit\u00eb e plagjiatur\u00ebs, sikurse e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021 me K\u00ebshillin e Etik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 25 mars 2022, revista i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur ORCA-s duke konstatuar dhe verifikuar plagjiatur\u00ebn e punimit t\u00eb profesor\u00ebve Dugolli dhe Kastrati. N\u00eb p\u00ebrgjigj\u00ebn zyrtare t\u00eb pranuar nga ta thuhet se punimi do t\u00eb hiqet menj\u00ebher\u00eb nga revista dhe se politikat e revist\u00ebs nuk e lejojn\u00eb plagjiatur\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb. Rrjedhimisht, pas disa dit\u00ebsh punimi \u00ebsht\u00eb hequr nga revista, duke faktuar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi q\u00eb punimi i profesor\u00ebve p\u00ebrmban plagjiatur\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb marr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje nga revista, ORCA i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe nj\u00ebher\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb Etik\u00ebs duke paraqitur prova shtes\u00eb p\u00ebr plagjiatur\u00ebn, me \u00e7\u2019rast e ka plot\u00ebsuar denoncimin fillesat t\u00eb dat\u00ebs 1 tetor 2021.<\/p>\n\n\n\n<p>Me 6 qershor 2022, K\u00ebshilli i Etik\u00ebs i ka kthyer p\u00ebrgjigje ORCA-s duke konstatuar p\u00ebrfundimisht se punimi i paraqitur nga profesor\u00ebt Dugolli dhe Kastrati ka p\u00ebrmbajtje t\u00eb theksuar t\u00eb plagjiatur\u00ebs dhe si rrjedhoj\u00eb i ka shkelur t\u00eb gjitha standardet e ndershm\u00ebris\u00eb akademike dhe kredibilitetit n\u00eb publikime shkencore. Por, pavar\u00ebsisht konfirmimit t\u00eb plagjiatur\u00ebs, K\u00ebshilli i Etik\u00ebs edhe pse i ka cil\u00ebsuar si <strong>shkelje t\u00eb r\u00ebnda <\/strong>veprimet e profesor\u00ebve, ka marr\u00eb masa qesharake ndaj tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vendim thuhet se profesorit Bujar Dugolli i ndalohet mentorimi i temave t\u00eb diplom\u00ebs s\u00eb masterit dhe doktorat\u00ebs p\u00ebr dy vite, nd\u00ebrsa Ardian Kastratit i ndalohet mentorimi i temave t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve p\u00ebr 3 vite. Dhe si mas\u00eb nd\u00ebshkuese e p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb dy profesor\u00ebve nuk punimi plagjiat nuk konsiderohet si punim i botuar n\u00eb revista shkencore dhe si rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr avancime akademike.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo mas\u00eb nd\u00ebshkuese \u00ebsht\u00eb skandaloze dhe e papranueshme dhe e palogjikshme, e para sepse K\u00ebshilli i Etik\u00ebs p\u00ebrmes k\u00ebsaj mase e ka legjitimuar plagjiatur\u00ebn, kjo mas\u00eb i b\u00ebn thirrje indirekte profesor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb plagjiuar ngase pyetja shtrohet cilit prej profesor\u00ebve t\u00eb universitetit i b\u00ebhet von\u00eb n\u00ebse nuk mentoron tema t\u00eb diplom\u00ebs p\u00ebr dy a tre vite, kur ai\/ajo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb rahatuar n\u00eb pozit\u00ebn e profesorit\/es edhe p\u00ebrmes shkeljeve q\u00eb ka kryer.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe e dyta, vendimi \u00ebsht\u00eb i palogjiksh\u00ebm sepse e kund\u00ebrshton vetveten. T\u00eb dy profesor\u00ebt jan\u00eb avancuar n\u00eb tituj m\u00eb t\u00eb lart\u00eb akademik p\u00ebrmes k\u00ebtij punimi, por K\u00ebshilli i Etik\u00ebs l\u00ebre q\u00eb nuk e merr n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn paraprake t\u00eb ORCA-s p\u00ebr heqjen e titujve t\u00eb fituar nga profesor\u00ebt, por u thot\u00eb atyre tash e tutje k\u00ebt\u00eb punim nuk mund ta p\u00ebrdorni p\u00ebr avancime akademike. Ky \u00ebsht\u00eb kulmi i absurditetit.<\/p>\n\n\n\n<p>ORCA nuk do t\u00eb ndalet. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i p\u00ebrshkall\u00ebzojm\u00eb masat q\u00eb do t\u00eb marrim. N\u00ebse konsiderojm\u00eb se rrug\u00ebt institucionale jan\u00eb shtjerr\u00eb, kjo q\u00eb po shihni sot \u00ebsht\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm, nj\u00eb hyrje n\u00eb vazhd\u00ebn e aksioneve e protestave.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos shkuar tutje me masa m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, ORCA k\u00ebrkon me urgjenc\u00eb q\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshilli i Fakultetit Filozofik ta heq nga roli i senatorit t\u00eb k\u00ebtij fakulteti Bujar Dugollin. Nuk b\u00ebn dhe nuk mundet, nja plagjiator t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Fakultetit n\u00eb Senat, organin q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtje akademike, madje edhe me integritetin akademik.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti, Senati i UP-s\u00eb si organi m\u00eb i lart\u00eb akademik i institucionit t\u00eb mos e aprovoj\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Etik\u00ebs p\u00ebr masat e lehta q\u00eb i ka propozuar ndaj Dugollit e Kastratit, por t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb t\u00eb dy nga universiteti si\u00e7 ndodh n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs kur dikujt i v\u00ebrtetohet plagjiatura. E pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb tash p\u00ebr tash \u00ebsht\u00eb heqja e titujve akademik\u00eb t\u00eb fituar p\u00ebrmes plagjiatur\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Etik\u00ebs ka vendosur &#8211; Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, jan\u00eb plagjiator\u00eb. Nes\u00ebr b\u00ebhen 1&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":9426,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":""},"categories":[162],"tags":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/orca-ks.org\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/13-scaled.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9425"}],"collection":[{"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9425"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9425\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9427,"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9425\/revisions\/9427"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9426"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orca-ks.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}