Pozita: Drejtor/e Ekzekutiv/e
Afati i aplikimit: 18 korrik 2025
Adresa për aplikim:
konkurs.orca@gmail.com

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) shpall të hapur konkursin për pozitën e Drejtorit/es Ekzekutiv/e.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheq ORCA-n në përputhje me misionin, strategjinë dhe objektivat e saj.
  • Përfaqëson organizatën ndaj institucioneve, partnerëve dhe publikut.
  • Menaxhon stafin dhe burimet organizative me integritet dhe transparencë.
  • Siguron zbatimin e suksesshëm të strategjisë së ORCA-s 2025–2030.
  • Raporton te Bordi Ekzekutiv dhe Kuvendi i Anëtarëve.

Kriteret e përgjithshme për aplikim:

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat me shtetësi të Kosovës ose të drejtë pune në Kosovë.
  • Aftësi të dëshmuara në udhëheqje, menaxhim organizativ dhe/apo drejtim projektesh, së paku 3 vite.
  • Njohuri për sektorin e arsimit dhe shoqërisë civile.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe përfaqësimi.
  • Njohuri të mira për menaxhimin financiar dhe burimet njerëzore.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Dokument identifikues (letërnjoftim ose pasaportë)
  • CV
  • Forma e aplikimit
  • Letër motivimi
  • Ese

Afatet dhe fazat e përzgjedhjes:

  • 2 qershor – 18 korrik: Pranimi i aplikimeve
  • 29 gusht: Vendimi i Bordit Ekzekutiv
  • 1 shtator: Miratimi nga Kuvendi i Anëtarëve dhe publikimi i emrit të Drejtorit /es të/së ri/re
  • 15 shtator: Dorëzimi zyrtar i detyrës dhe fillimi i mandatit të Drejtorit/es të/së zgjedhur

Mënyra e aplikimit:

Aplikimet dërgohen në emailin zyrtar të organizatës:
konkurs.orca@gmail.com

Forma e aplikimit dhe dokumentet shtesë do të publikohen në uebfaqen dhe rrjetet sociale të ORCA-s.


Shënim: Vetëm aplikimet e kompletuara dhe të pranuara deri më 18 korrik 2025 në orën 23:59 do të merren parasysh. Organizata siguron konfidencialitet dhe trajtim të barabartë për të gjithë aplikuesit.

Shënim: Aplikimet që përmbajnë informacione të pavërteta apo lajthitëse mund të diskualifikohen në çdo fazë të procesit të zgjedhjes.

Dokumentet e thirrjes:

Thirrja për aplikim

Forma e aplikimit

Eseja

Letra e motivimit

Comments are closed.