Në vazhdën e prezantimeve tek universitetet publike në Kosovë, stafi i HEI’25 mbajti prezantim në Universitetin e Pejës. Stafi i këtij universiteti pati mundësinë të njoftohet për skemën e granteve financuar nga MASHTI dhe Projekti HEI’25 me qëllim nxitjen e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese duke mbështetur projekte deri në 10,000 Euro për profesorët në universitete.

Dokumentet e thirrjes mund të gjenden në linkun në vijim: https://masht.rks-gov.net/konkurs-grante-per-zbatimin-e-projekteve-mesimore-te-bazuara-ne-hulumtime/

Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA) me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).