Shumica e buxhetit të universiteteve publike në Kosovë vazhdon të shpenzohet në paga dhe mëditje, në vitin 2023 të ardhurat e stafit akademik menaxherial të universiteteve publike ishin mesatarisht 1,834 Euro në muaj, prej të cilave 566 Euro ishin shtesa.
Këto universitete shpenzuan mesatarisht 1,287 Euro për student. Universiteti i cili e kishte raportin buxhet për kokë studenti dukshëm më të lartë ishte ai i Gjakovës me 6,519 Euro për student. Ndërkaq raportin më të ulët e kishte ai i Prizrenit me 965 Euro. 243 mijë e 369 Euro mesatarisht janë shpenzuar për çdo program të studimit me akreditim në universitete publike.
Këto janë disa nga gjetjet kryesore raportit “Transparenca financiare e universiteteve publike 2023” të publikuar dje.
Ndërkaq nga të pranishmit u potencua nevoja e rritjes së buxhetit për shkencë në këto universitete.
Projekti HEI’25 financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontributin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).