ORCA ka vendosur banerë me të dhënat kryesore të raportit “Integriteti akademik, publikimi shkencor, dhe menaxhimi i Universitetit të Prishtinës”, para çdo fakulteti dhe para rektoratit të universitetit.
Këta banerë përmbajnë përqindjen e profesorëve që justifikojnë titujt, shumën e shpenzimeve për mbinorma dhe bashkëpunëtorë të jashtëm për një vit akademik, numrin e punimeve shkencore dhe numrin e punimeve në revista të dyshimta, numrin e punimeve për kokë profesori, numrin e stafit akademik që nuk kanë titull profesori që organizojnë ligjëratat, si dhe përqindjen e kandidatëve për zgjedhje në titujt profesorial gjatë këtij viti që plotësojnë kriteret.
Këta banerë shërbejnë si një pasqyrë e integritetit akademik të çdo fakulteti, ku dhe studentët mund të mësojnë më shumë për gjendjen e fakultetit ku ata studiojnë.
Për më shumë detaje rreth këtyre analizave, mund të lexoni raportin e plotë:http://orca-ks.org/…/…/10/Raporti-perfundimtar_Shqip_Web.pdf
Comments are closed.