Ishte kënaqësi që sot t’i dorëzonim provat në 43 njësi të ndara me 492 faqe, të cilat dëshmojnë se 8 profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të cilat u avancuan këtë vit, kanë shkelur me të dyja këmbët parimet universalet të etikës dhe integritetit akademik.
Me kërkesë të Këshillit të Etikës, sipas afateve të dhëna, ORCA ka dorëzuar sot: 3 analiza profesionale për revistat e dyshimta të mbështetura nga pioneri i listimit të revistave të dyshimta, eksperti amerikan Jeffrey Beall; 1 komunikim të ORCA-s me platformën indekuese SCOPUS; dhe hulumtimin e detajuar të ORCA-s për 38 punime që përmbajnë plagjiaturë – kopjim pa citim apo referencim, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të të njejtës përmbajtje me dy tituj si dy punime të ndryshme. Të gjitha këto tregojnë se SUPERMENËT me vetëdije kanë kryer shkeljet dhe se revistat që kanë lejuar publikimin e atyre punimeve janë po ashtu mashtruese.
SUPERMENËT e këtij fakulteti kanë publikuar deri në 18 punime shkencore brenda një viti, ndërkohë mesatarja e akademikëve norvegjezë për të njejtën fushë është 0.96 punime për profesor
😀
ORCA falenderon kolegët Adea Kondirolli dhe Gramos Buçinca të cilët me mbështetjen e profesorit të pensionuar Jeffrey Beall kanë përgatitur analizat dhe kanë hulumtuar në detaje secilin punim të listuar në pretendimet e palës mbrojtëse – SUPERMENËVE të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
Comments are closed.