Fakti që Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës arrin të “eksportojë” mjekë në Gjermani tregon se Universiteti i Prishtinës ka potencial për tu zhvilluar në hap me botën perëndimore.
Përfaqësues të ORCA-s sot kanë vizituar Fakultetin e Mjekësisë ku janë pritur nga prodekanët Prof. Dr. Gloria Staka dhe Prof. Asoc. Ibrahim Rudhani, të cilët i kanë njoftuar për së afërmi me punën që zhvillon stafi akademik i këtij Fakutleti me studentët. Përkushtimi i madh i menaxhmenteve të Fakultetit, në veçanti i menaxhmentit aktual ka bërë që një numër i madh i ushtrimeve me studentët të zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare, natyrisht duke u përballur me sfidat që prodhojnë rrethanat e Kosovës.
ORCA ka vizituar sot Fakultetin e Mjekësisë për t’i përgëzuar të gjithë pjesëtarët e stafit akademik të cilët kanë bërë një punë të jashtzakonshme në rrethana të vështira dhe sot ky Fakultet qëndron si një nga 3 fakultetet e UP-së me më së shumti punime shkencore për profesor duke mbërritur në 6.07 punime për profesor në vitin 2018, ndërkohë që mesatarja në nivel universiteti është 3.7 punime për profesor.
ORCA falënderon dhe inkurajon stafin dhe studentët që të vazhdojnë me punën e mirë, ndërkohë zotohet se do të avokojë në emër të fakultetit te të gjitha institucionet relevante për realizimin e nevojave imediate dhe afatmesme të këtij Fakulteti me qëllim që të mbërrihet një nivel i kënaqshëm ndërkombëtar i zhvillimit të hulumtimit, mësimdhënies dhe praktikës në kuadër të tij.
Dec 24, 2018
in Aktivitetet
Comments are closed.