Kolegjet private po vazhdojnë të regjistrojnë studentë përtej numrit të lejuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, duke i dëmtuar studentët të cilët nuk do të mund t’i validojnë diplomat e tyre, pranë NARIC Kosova, ashtu që t’u mundësohet të punojnë apo studiojnë jashtë vendit – kjo ishte çështja për të cilën pati pajtim të gjerë në tryezë.
Poashtu u tha se numri i lartë i diplomave të doktoratës, që vijnë nga institucionet e arsimit të lartë privat të vendeve fqinje janë duke dëmtuar cilësinë e arsimit në Kosovë.
ORCA do të vazhdojë monitorimin e Qendrës Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik – NARIC Kosova, ndërsa përmes QAINT do të ofrohet mbështetje për këtë qendër.
Në tryezën që u mbajt sot, u diskutuan gjetjet e raportit të monitorimit të NARIC Kosova.
Kjo qendër, nga prilli deri në dhjetor të vitit 2019 ka marrë gjithsej 970 vendime, prej tyre janë njohur 964 diploma ndërkohë u është refuzuar njohja 6 prej tyre.
Numri i lëndëve të cilave ende nuk u është dhëna përgjigje është 485, shumica e të cilave vijnë nga institucione private të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Mungesa e një ligji të veçantë, i cili do të rregullonte punën dhe funksionimin e procesit të njohjes së diplomave mbetet problem i madh, meqenëse aktualisht kjo qendër është e rregulluar vetëm me udhëzime administrative. Mungesa e këtij ligji, ka raste kur po e obligon qendrën NARIC që t’i njoh diplomat për të cilat ka dyshime të bazuara që nuk i plotësojnë kushtet për njohje.
Vegëza e raportit:http://orca-ks.org/…/RAPORTI-I-MONITORIMIT-T%C3%8B…
______________________________________
Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe zbatohet nga konzorciumi KEC, ORCA dhe ZSI
Comments are closed.