ORCA fton të gjithë studentët e Universitetit të Ferizajit dhe Universitetit të Gjilanit që të aplikojnë për pjesëmarrje në Kongresin e Aktivizmit Studentor, i cili fillon me punëtoritë në secilin universitet publik me ç ‘rast përzgjedhen studentët pjesëmarrës.
Punëtoritë synojnë t’i përgatisin studentët për Kongresin e Aktivizmit Studentor, i cili planifikohet të mbahet në prill 2022. Pjesëmarrësit e përzgjedhur për pjesëmarrje në punëtori do të kenë mundësinë të mësojnë dhe njoftohen me metodat e të adresuarit të problemeve studentore dhe korrupisonit në arsimin e lartë përmes aktivizmit studentor dhe rrugëve ligjore.
Pas punëtorisë do të përzgjidhet një grup punues i cili do të angazhohet në vazhdimësi përgjatë projektit, duke u përfshirë në ligjërata mbi aktivizmin studentor me folës nga vendi dhe rajoni, Kongresin e Aktivizmit Studentor 2022 dhe aktivitete të tjera në kuadër të projektit. Numri i pjesëmarrësve nga secili universitet publik do të jetë rreth 25 studentë.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata për njohuritë e fituara përgjatë punëtorisë dhe pjesëmarrjen në Kongres.
Afati i fundit për aplikim është më 8 mars 2022.
*SQARIM: Thirrja për punëtoritë me studentë të universiteteve tjera publike të Kosovës do dalë përgjatë javëve të ardhshme, ky projekt synon t’i përfshi të gjithë studentët e universiteteve publike në aktivitetet e tij.
————————————————————————-
Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen financiare të fondacionit amerikan National Endoëment for Democracy (NED), në kuadër të projektit: “Promovimi i Angazhimit të të Rinjve në Llogaridhënie”, të implementuar nga ORCA.
Comments are closed.