52 trëndafila për 52 vjet të UP-së, universitetit më të madh e më cilësor në hapësirat shqiptare: trëndafila të verdhë për periudhën e artë të tij të viteve 70-80; trëndafila të kuq për periudhën e sakrificës e të rezistencës 81-99; trëndafila të bardhë për epokën tonë, të cilën duhet ta ngjyrosim me ngjyrën e cilësisë.

Urime 52 vitet e institucionit më të rëndësishëm të shoqërisë sonë! Urime Universiteti i Prishtinës!