Me filmin “Battle in Seattle”, mbrëmë u zhvillua nata e tretë e filmave dhe debateve në hapësirat e Qendrës së Aktivizmit Studentor në ORCA.Filmi trajton protestat në 1999 në Seattle.

Mijëra aktivistë u mblodhën në Seattle kundër konferencës së Organizatës Botërore të Tregtisë. Protestuesit besonin që OBT-ja i kontribuonte pabarazisë të pasurisë mes të pasurve dhe të varfërve.

Nata e filmit do të vazhdojë përgjatë javëve të ardhshme duke trajtuar fenomene të ndryshme shoqërore dhe nxitur debate mbi adresimin e tyre në shoqëritë tona.

Ky grant është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).