Ftohen të gjithë studentët që kanë studiuar në Kosovë dhe që kanë hasur në vështirësi përgjatë validimit të diplomave të tyre në Ministrinë e Arsimit ta plotësojnë pyetësorin e mëposhtëm në mënyrë që çështja e tyre të zgjidhet sa më shpejtë.

Problemi i pamundësisë për validimin e diplomës ka ndodhur për shkak të mos regjistrimit të disa studentëve në sistemin elektronik SMIAL. Po ashtu ky pyetësor ka për qëllim identifikimin e studentëve të regjistruar në institucione të arsimit të lartë në Kosovë para ekzistimit të sistemit elektronik SMIAL.

Sistemi i Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL) është databazë e evidentimit të numrit të studentëve të lejuar në programet e studimit sipas kuotave të caktuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. SMIAL mundëson nostrifikimin e diplomave nga qendra NARIC – Kosovë, rrjedhimisht diplomat e studentëve të cilët nuk figurojnë në këtë sistem janë të pavlefshme.

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSeC_wjnw7m…/viewform