Ftohen të gjithë studentët e universiteteve publike në Kosovë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e Kongresit të Aktivizmit Studentor me qëllim të vazhdimit të përpjekjeve për arsim më cilësor në vend, punë kjo e nisur nga kolegët e tyre para një viti.

Kongresi do u shërbejë studentëve në rrjetëzim të mëtutjeshëm përmes: trajnimeve për adresimin e korrupsionit, ligjëratave për aktivizmin studentor, nata e filmit dhe debateve, rekreacion etj.

Apliko në kongresi.orca@gmail.com duke dërguar: emrin dhe mbiemrin, universitetin ku studioni, vitin e studimeve dhe nr. e telefonit.

Video thirrja: https://www.youtube.com/watch?v=OrCUwjSFWIw