Komiteti i Kongresit të Aktivizmit Studentor dje është takuar me deputetin Fitim Uka me qëllim të adresimit të kërkesave të Rezolutës Studentore.

Deputeti Uka, që njëherit është anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, u premtoi studentëve që do angazhohet me përkushtim për kërkesat e Rezolutës, do i paraqesë ato në mbledhjen e radhës së Komisionit, dhe do avokojë në vazhdimësi që këto kërkesa të implementohen.

Ndërkohë, rruga drejt Kongresit të dytë të Aktivizmit Studentor është duke vazhduar me takimet që po realizohen me studentët të të gjitha universiteteve publike të Kosovës.

#ORCA

#StudentActivismCongress

#SupportedByNationalEndowmentForDemocracy??