Sot, anëtarët e Komitetit të Kongresit të Aktivizmit Studentor takuan drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), zt. Naim Gashin, të cilit ia adresuan kërkesat e Rezolutës së vitit 2022.
Në këtë takim, anëtarët e Komitetit i shprehën shqetësimet e tyre të përmbledhura në Rezolutë dhe kërkesat e saja që ndërlidhen me veprimtarinë e AKA-së kundrejt institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Ata diskutuan rreth mundësisë së monitorimeve më rigoroze të institucioneve të arsimit të lartë, sidomos institucioneve që kanë shkelur standardet e akreditimit në të kaluarën. Po ashtu, në takim u trajtua mundësia e rritjes së kapaciteteve të AKA-së në mënyrë që të përcaktohen standardet e akreditimit që i ndërlidhin programet e akredituara me tregun e punës dhe nevojat e shoqërisë në përgjithësi.
Takimet e Komitetit me Institucione të Arsimit të Lartë do të vazhdojnë ditëve në vijim!
Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen financiare të fondacionit amerikan National Endowment for Democracy (NED), në kuadër të projektit: “Promovimi i Angazhimit të të Rinjve në Llogaridhënie”, të implementuar nga ORCA.
Comments are closed.