Me dokumentarin “Make the World Greta Again”, mbrëmë u bë hapja e serisë së filmave dhe debateve në hapësirat e Qendrës së Aktivizmit Studentor në ORCA.
Dokumentari mbi aktivitetin e jashtëzakonshëm të një vajze e cila i kalonte orët të tëra duke protestuar kundër ndryshimeve klimatike, e vetme para parlamentit Suedez, hapi dimensionet e reja të diskutimeve mbi organizimet shoqërore në ditët e sotme dhe sfidat e aktualizimit të çështjeve me interes global.
Nata e filmit do të vazhdojë përgjatë javëve të ardhshme duke trajtuar fenomene të ndryshme shoqërore dhe nxitur debate mbi adresimin e tyre në shoqëritë tona.
Ky grant është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Comments are closed.