ORCA uron shoqërinë kosovare për 51 vjetorin e Universitetit të Prishtinës! Kujtojmë se ky entitet i pashembullt i burimit të dijes dhe rezistencës kishte lindur si rezultat i protestave masive popullore të 1968, duke e legjitimuar gjenezën e tij me protestat 1981-tës dhe ato studentore të 1 Tetorit 1997. Të gjitha këto përpjekje të popullit të Kosovës për liri e demokraci ishin të lidhura ngushtë me universitetin. Dikur lufta ishte për universitetin si hapësire, sot është për universitetin si dije.
ORCA gjithnjë do e ushqejë frymën për cilësi brenda universitetit në njërën anë dhe rezistencën ndaj degradimit të këtij institucionit më të mirë në hapësirat shqipfolëse, në anën tjetër.
Comments are closed.