Kur institucionet e arsimit të lartë lihen të pavarura, ato lulëzojnë. Ky është rasti i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e cila me një mbështetje të pashoqe nga shoqëria civile që nga viti 2018 kur u shënua ndërhyrja e fundit serioze politike ndaj saj, ka arritur të rikthehet në asociacionin ENQA të agjencive evropiane të akreditimit.
ORCA sot vizitoi Kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që e drejton këtë Agjenci profesoren Hasnije Ilazi dhe drejtorin e Agjencisë zt. Naim Gashi, të cilët i përgëzoi për suksesin e Agjencisë dhe i falenderoi për shërbimin ndaj interesit publik.
Vendi ynë do të bëhet më i mirë kur profesionistëve si prof. Hasnije Ilazi e zt. Naim Gashi u jepen kompetenca e pavarësi për të ushtruar profesionalizmin e tyre. Me këtë rast gëzimi për të gjithë, ORCA kujton e falenderon po ashtu profesorët Rozafa Koliqi e Dukagjin Zeka, si anëtarë më të vjetër të KShC-së, për kontributin e tyre në vitet kruciale që nga përjashtimi nga ENQA dhe EQAR i vitit 2019, pa kontributin e të cilëve ky sukses nuk do të ishte i mundur.
Comments are closed.