Ne, organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile që punojmë dhe e përkrahim fushën e arsimit jemi thellësisht të alarmuar me goditjet e radhës që i bëhen arsimit në Kosovë nën Qeverinë Hoti.
 
Emërimi i z. Ramë Likaj në pozitën e ministrit dhe z. Driton Bardheci në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) janë vendime të papranueshme për cilindo qytetar të Kosovës që e dëshiron një arsim cilësor, relevant dhe serioz. Kërkojmë nga kryeministri Hoti që t’i largojë nga kabineti i tij këta anëtarë dhe t’i zëvendësojë ata me profile që kanë aftësi dhe integritet për t’i çuar përpara reformat që janë urgjentisht të nevojshme në arsim.
 
Ministri aktual, z. Ramë Likaj, nuk përfaqëson etikë akademike dhe profesionale për të qenë në krye të institucionit më të lartë të arsimit. Ndonëse SCOPUS i ka përjashtuar për plagjiaturë revistat në të cilat z. Likaj ka publikuar punimet e tij shkencore, ky fakt nuk e ka penguar avancimin e tij brenda universitetit publik, ashtu sikurse as emërimin e tij në krye të dikasterit më të lartë të arsimit në Kosovë.
 
Ndërsa, z. Bardheci nuk ka asnjë kualifikim apo përvojë adekuate për këtë përgjegjësi. Përveç tjerash, emërimi i tij në këtë pozitë me përgjegjësi ekzekutive paraqet konflikt interesi në raport me organet e universiteteve publike duke qenë se z. Bardheci është ende student i nivelit Bachelor në Universitetin e Prishtinës, mbi të cilin tanimë ka kompetenca ekzekutive.
 
Raporti i vitit 2020 i Bankës Botërore thekson se shkalla e analfabetizmit funksional te 15-vjeçarët në Kosovë është deri në 78%. Ndërsa, rezultatet e testit ndërkombëtar PISA vënë në pah mangësitë e politikave arsimore, si pasojë e të cilave nxënësit kanë shënuar rezultate të dobëta në fushën e shkencës, leximit dhe matematikës.
Kësaj situate të mjerueshme tani i është shtuar edhe sfida shekullore e pandemisë. Procese të nisura gjatë kësaj periudhe kanë nevojë për persona adekuat që mundësojnë konsistencë dhe efektivitet në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
 
Dalja nga hendeku gjithnjë e më i madh në të cilin gjendet arsimi në Kosovë mund të bëhet vetëm me persona me etikë profesionale, ekspertizë dhe ide të qarta për avancimin e cilësisë në sistemin arsimor të Kosovës.
 
Prandaj, duke marrë për bazë të gjitha çështjet e lartcekura, ne organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, kërkojmë që kryeministri Hoti të dëshmojë me vepra se është i përkushtuar për një qeverisje të ndershme dhe kompetente duke:
Vendosur një ministër/re të Arsimit dhe Shkencës me aftësi dhe integritet të duhur për të udhëhequr këtë ministri strategjike për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës;
Vendosur zëvendësministër/re të Arsimit dhe Shkencës i/e cili/a përfaqëson një standard të kualitetit dhe përkushtimit për t’i mbështetur fuqishëm reformat në arsim;
Funksionalizuar procesin e vetingut të stafit akademik të universiteteve publike brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij.
Kërkojmë takim me kryeministrin Hoti për t’i adresuar këto kërkesa në shoqërim të miqve ndërkombëtarë. Për shkak të urgjencës së problemit kërkojmë që ky takim të ndodhë deri më 30 qershor 2020.
 
Transformimi i arsimit në Kosovë mund të ndodhë vetëm atëherë kur ky është prioritet i gjithë qeverisë, duke filluar nga kryeministri.
Me punën tonë shumëvjeçare e kemi dëshmuar përkushtimin për fushën e arsimit dhe mbesim të gatshëm ta bëjmë këtë edhe më tutje.
Nëse shohim hapa të shpejtë dhe konkret nga kryeministri drejt kërkesave të lartpërmendura, mbesim të hapur për të diskutuar se si mund t’i ndihmojmë Qeverisë Hoti në punët e mëdha që e presin në arsim. Në të kundërt, të gjithë ne, pa asnjë dyshim, do të vazhdojmë angazhimet tona për një arsim cilësor duke mos përjashtuar asnjë mënyrë dhe mjet që ofron dhe lejon sistemi demokratik.
 
Lista e organizatave nënshkruese:
Admovere
BIRN Kosova
CPC – Center for Political Courage
D4D – Demokraci për Zhvillim
Education Comes First
ETEA
FIQ – Forumi për Iniciativa Qytetare
KCSF – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
KYC – Kosovar Youth Council
ORCA
Sbunker
Teach for Kosova
TOKA – Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim
 
REQUEST FOR ADEQUATE LEADERSHIP IN THE MINISTRY OF EDUCATION AND SCIENCE
 
We, the organizations and civil society activists who work and support the field of education, are deeply concerned by the latest blow to the education system in Kosovo, under the Hoti Government. The appointments of Mr. Ramë Likaj in the position of Minister and Mr. Driton Bardheci in the position of Deputy Minister of the Ministry of Education and Science (MES) are unacceptable for any citizen of Kosovo that seeks quality, relevant and serious education for our new generations. We urge Prime Minister Hoti to remove these members from his Cabinet, and replace them with profiles that have the skills and integrity to advance the reforms that are urgently needed in education.
 
The current Minister, Mr. Ramë Likaj does not fulfill the academic and professional standards to be in charge of the highest institution of education in Kosovo. Due to plagiarism, SCOPUS has removed the contested journals in which Mr. Likaj has published his scientific works. But this fact has not hindered his advancement within the public University of Prishtina, nor his appointment as Minister of the Ministry of Education.
 
Furthermore, Mr. Bardheci has no known qualifications or adequate experience required for a Deputy Minister of Education and Science. In particular, given that Mr. Bardheci is still a Bachelor’s student at the University of Prishtina, his appointment to an executive position in relation to public university bodies poses a conflict of interest.
 
The 2020 World Bank report states that the rate of functional illiteracy among 15-year-olds in Kosovo is up to 78%. Meanwhile, the results of the international PISA test highlight the shortcomings of educational policies, resulting in poor performance in the field of science, reading and mathematics by Kosovar pupils.
 
This situation has been further aggravated by the COVID-19 pandemic. Processes that were started in the initial stages of the pandemic require adequate persons to steer them forward, to ensure consistency and effectiveness in the sector.
 
The grave situation of the education system can only be overcome with leaders that have the required professional ethics, expertise and clear ideas for advancing quality in the education system of Kosovo.
 
Therefore, taking into account all the above issues, we request that Prime Minister Hoti demonstrates with concrete actions his commitment to honest and competent government by:
1. Appointing a Minister of Education with the necessary skills and integrity to lead this strategic Ministry for the society and the state of Kosovo;
2. Appointing a Deputy Minister that embodies a standard of quality and commitment needed to strongly support education reforms;
3. Functionalize the vetting process of the academic staff of Public Universities within the first 100 days of his Government.
 
We request a meeting with Prime Minister Hoti to address these demands, in the presence of our international friends. However, due to the urgency of the problem, we request that this meeting takes place no later than June 30, 2020.
 
The transformation of education in Kosovo can only happen if it is a priority of the Government, starting with the Prime Minister. Our track record is proof of our commitment to the field of education, to which we remain committed moving forward. If we see quick and concrete steps by the Prime Minister towards the above-mentioned requests, we are open to discuss how we can help the Hoti Government overcome the major challenges in the education sector. Should our appeal fall on deaf ears, all of us will doubtlessly continue our actions towards improving the quality of education, with all the means available in our democratic system.
 
List of signatory organizations:
1. Admovere
2. BIRN Kosova
3. CPC – Center for Political Courage
4. D4D – Democracy for Development
5. Education Comes First
6. ETEA
7. FIQ – Forum for Civic Initiatives
8. KCSF – Kosovo Civil Society Foundation
9. KYC – Kosovar Youth Council
10. ORCA
11. Sbunker
12. Teach for Kosovo
13. TOKA – Kosovo Organization for Talent and Education