Tash e një javë, Komiteti i Kongresit të Aktivizmit Studentor ka realizuar takime me akterët kyç të arsimit të lartë në vendin tonë me qëllim të adresimit të kërkesave të Rezolutës Studentore.

Përgjatë një jave anëtarët e trupës së Komitetit janë takuar me përfaqësues të institucioneve kryesore të arsimit si: Zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtorin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Udhëheqësen e divizionit për Njohje dhe Barasvlerë te Diplomave.

Në të gjitha takimet e zhvilluara, studentët i kanë parashtruar kërkesat e tyre që lidhen me rritjen e fondeve, mbrojtjen e autonomisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në proceset vendimmarrëse në universitetet publike të Kosovës.Institucionet janë zotuar për adresimin e çështjeve të ngritura dhe studentët kanë treguar përkushtim që të angazhohen tutje deri në jetësimin e kërkesave të rezolutës.

#ORCA

#StudentActivismCongress

#SupportedByNationalEndowmentForDemocracy

??