Anëtarët e Komitetit të Kongresit të Aktivizmit Studentor takuan Avokatin e Popullit z. Naim Qelaj, të cilit ia adresuan kërkesat e Rezolutës së vitit 2022.
Gjithashtu, Avokati i Popullit njoftoi anëtarët e Komitetit që janë marrë disa hapa konkret në adresimin e Rezolutës së kaluar (2021) dhe se së shpejti do të publikojnë raportin e detajuar rreth shqyrtimit të kërkesave dhe ankesave të studentëve.
Takimet e Komitetit me Institucione të Arsimit të Lartë do të vazhdojnë ditëve në vijim!
Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen financiare të fondacionit amerikan National Endowment for Democracy (NED), në kuadër të projektit: “Promovimi i Angazhimit të të Rinjve në Llogaridhënie”, të implementuar nga ORCA.
Comments are closed.