Javën që shkoi, Komiteti i Kongresit të Aktivizmit Studentor ka vazhduar takimet me akterët kyç të arsimit të lartë në vendin tonë me qëllim të adresimit të kërkesave të Rezolutës Studentore.

Anëtarët e trupës së Komitetit janë takuar me përfaqësues të institucioneve relevante të arsimit si: Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Zyrën e Avokatit të Popullit në Kosovë. Në të gjitha takimet e zhvilluara, studentët i kanë parashtruar kërkesat e tyre të cilat lidhen me rritjen e fondeve, mbrojtjen e autonomisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në proceset vendimmarrëse në universitetet publike të Kosovës.

Institucionet janë zotuar për adresimin e çështjeve të ngritura dhe studentët kanë treguar përkushtim që të angazhohen tutje deri në jetësimin e kërkesave të rezolutës.

#ORCA

#StudentActivismCongress

#SupportedByNationalEndowmentForDemocracy