Dje në zyrat e ORCA-s, publicisti Shkëlzen Gashi ligjëroi dhe bashkëbisedoi me studentët e Kongresit mbi lëvizjet shoqërore në Kosovë nga viti 1968 deri në ditët e sotme.

Ligjërata e Shkëlzenit ishte e fokusuar në dimensionet e angazhimeve shoqërore duke diskutuar mbi pyetjet si: A është arsimimi mjet për ndryshime shoqërore? Në çfarë rrethana kanë lindur dhe janë zhvilluar lëvizjet shoqërore në Kosovë? Këto lëvizje a kishin karakter vetëm nacional apo edhe preknin aspekte tjera të jetës sociale të asaj kohe? A ka akoma terren për lindjen e një lëvizjeje universitare apo studimet e tanishme janë të paudha në gjetjen e qëllimeve për angazhime të zgjeruara shoqërore, politike, kulturore? etj.

Ligjërata të tilla do të vazhdojnë javëve në vazhdim. Andaj, apliko për tu bërë pjesë e Kongresit në kongresi.orca@gmail.com