Me episodin “Fifteen Million Merits” të serisë “Black Mirror”, mbrëmë u zhvillua nata e gjashtë e filmave dhe debateve në hapësirat e Qendrës së Aktivizmit Studentor në ORCA.

Ngjarja zhvillohet në një botë të kontrollit të gjithanshëm ku njerëzit duhet të ushtrojnë në bicikleta statike për të fituar “merita”. Episodi ofron komentar mbi kapitalizmin, duke përfshirë elemente të dramës dhe trillimit distopik.

Nata e filmit do të vazhdojë përgjatë javëve të ardhshme duke trajtuar fenomene të ndryshme shoqërore dhe nxitur debate mbi adresimin e tyre në shoqëritë tona.

Javën tjetër do shfaqim dokumentarin “Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom”, dokumentar që trajton revolucionin Euromaidan në 2013-14 në Ukrainë.

Ky grant është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).