Me dokumentarin “13th”, javën e kaluar u zhvillua nata e katërt e filmave dhe debateve në hapësirat e Qendrës së Aktivizmit Studentor në ORCA.

Dokumentari trajton amandamentin e 13të të kushtetutës së ShBA-së që i dha fund skllavërisë…përpos në raste kur përdoret për dënim ndaj një krimi.

Dokumentari eksploron historinë e pabarazisë racore në Amerikë, duke u fokusuar në faktin që shumica e të burgosurve atje janë Afrikano-Amerikanë.

Nata e filmit do të vazhdojë përgjatë javëve të ardhshme duke trajtuar fenomene të ndryshme shoqërore dhe nxitur debate mbi adresimin e tyre në shoqëritë tona.

Ky grant është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).