Studentët nga Kosova përmes një aksioni simbolik kanë shprehur solidaritetin me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut.
Duke qenë të informuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që t’a zvogëloj buxhetin për sistemin e edukimit në vlerë prej rreth 12 Milion Euro, me një ulje prej 6 Milion Eurosh vetëm në Arsimin e Lartë, disa studentë aktivistë nga Kosova janë solidarizuar me kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut përmes një aksioni simbolik të mbajtur dje më 18 shtator 2019, para Bibliotekës Kombëtare.
Duke qenë dëshmitarë të kësaj situate, studentët e shteteve të Ballkanit Perëndimorë janë në fillesa të një organizimi rajonal i cili do mbetet aktiv në adresimin e nevojave për reforma të thella në sistemin e edukimit në vendet respektive.
Studentët do të vazhdojnë me aksione të tilla mbështetëse deri në krijimin e një momentumi të ri gjithëpërfshirës, me qellim të ngritjes së çështjeve me interes nacional që lidhen me arsimin cilësor.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Comments are closed.