Në kuadër të skemës së granteve për studentë në projektin QAINT, grupe studentore në pesë universitete publike kanë krijuar hapësira leximi brenda universiteteve të tyre, me qëllim promovimin e leximit dhe rivitalizimin e hapësirave universitare në shërbim të studentëve.

ORCA ka organizuar një fushatë gati gjashtë mujore për dhurimin e librave për këto kënde leximi, ku janë mbledhur mbi 2000 libra. Këto libra tashmë janë shpërndarë në pesë universitetet publike (Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës). Përurimin e këndeve të leximit e vazhduam me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Mitrovicës.

Përurimi i këndeve të leximit do vazhdojë edhe në universitetet tjera në ditët në vijim. ___________________________________________________________________________

Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe zbatohet nga KEC, ORCA dhe ZSI.