Në kuadër të skemës së granteve për studentë në projektin QAINT, grupe studentore në pesë universitete publike kanë krijuar hapësira leximi brenda universiteteve të tyre, me qëllim promovimin e leximit dhe rivitalizimin e hapësirave universitare në shërbim të studentëve.
ORCA ka organizuar një fushatë gati gjashtë mujore për dhurimin e librave për këto kënde leximi, ku janë mbledhur mbi 2000 libra. Këto libra tashmë janë shpërndarë në pesë universitetet publike (Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës).
Përurimin e këndeve të leximit e filluam me Universitetin e Gjakovës, në një ngjarje ku morën pjesë grupi studentor që kanë rivitalizuar hapësirën universitare, Rektori i universitetit, profesor Artan Nimani, dhe profesorë të tjerë nga ky universitet.
Përurimi i këndeve të leximit do vazhdojë edhe në universitetet tjera në ditët në vijim. ___________________________________________________________________________
Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe zbatohet nga KEC, ORCA dhe ZSI.
Comments are closed.