Në kuadër të QAINT Project, ORCA organizoi tryezën me temën “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike” ku u publikuan të gjeturat nga dy hulumtimet mbi transparencën formale dhe menaxhimin e financave.

Së bashku me përfaqësues të universiteteve publike, studentë dhe pjesëtarë të OJQ-ve u diskutua rreth rëndësisë së ngritjes së transparencës nga ana e universiteteve si dhe llogaridhënies sa i përket menaxhimit të financave.

Edhe pse ka përmirësime në transparencë sa i përket publikimit të dokumenteve në ueb-faqe zyrtare, menaxhimi i mirëfilltë financiar lë për të dëshiruar. Shumica e buxheteve të universiteteve shkojnë për paga dhe mëditje ndërsa fondet për shkencë janë pothuajse jo-ekzistente.

Përmes QAINT do të vazhdojë mbështetja e universiteteve publike në ngritjen e cilësisë, transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa ORCA do të vazhdojë monitorimin këtyre universiteteve.

Në linqet e mëposhtme mund t’i gjeni raportet e publikuara:

http://orca-ks.org/…/01-Shpenzimet-e-universiteteve…

http://orca-ks.org/…/02-Transparenca-n%C3%AB… ________________________________________________

Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MAShT), dhe zbatohet nga konzorciumi KEC, ORCA dhe ZSI.