Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik, e njohur si qendra NARIC nga anglishtja National Academic Recognition and Information Center (tutje qendra NARIC), së bashku me Agjencinë e Kosovës për Akreditim, përbëjnë dy filtrat kyç që mbrojnë cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo qendër është përgjegjëse për njohjen e diplomave të fituara jashtë Kosovës, që do të thotë se është mbrojtja e parë kundër diplomave të rreme, veçanërisht atyre të doktoratës, bartësit e të cilave tentojnë të futen në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë si profesorë.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën monitorimin e vendimeve dhe mbledhjeve të qendrës NARIC për të siguruar transparencën e procesit. Tutje, përmes projekteve si Intervenim në Arsim të Lartë 2025 (ang. shkurt HEI25) dhe Cilësia, Llogaridhënia, Integriteti dhe Transparenca (ang. shkurt QAINT), të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, është dhënë ndihmë teknike për identifikimin dhe zgjidhjen e vështirësive të qendrës.

Ky raport është ndërtuar mbi monitorimin e punës së qendrës NARIC në vitin 2023. Në kapituj përshkruhen të dhëna për njohjen dhe verifikimin e diplomave, origjinën e diplomave, sfidat dhe të ardhmen e qendrës NARIC.

Raporti i plotë: https://orca-ks.org/wp-content/uploads/2024/07/Raporti-NARIC-2023.pdf