Pas dorëzimit të ankesës për Senatin e Universitetit të Prishtinës mbi vendimin e Këshillit të Etikës për plagjiaturën e profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, ORCA shpërndau fletushka informuese rreth shkeljes së rëndë të dy profesorëve.
Plagjiatura është shkelja më e rëndë akademike. Në të gjitha vendet e botës dhe institucionet kredibile të tyre, plagjiatura përbën fundin e tolerancës disiplinore. Raste të ndryshme në botë, sidomos në vendet e BE-së, të njerëzve me pushtet si ministra a zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror, kanë përfunduar me largimin e tyre nga jeta publike dhe heqjen e titujve e gradave shkencore të përfituara nga plagjiatura.
Comments are closed.