Kongresi i Aktivizmit Studentor i organizuar sot ishte një përmbyllje e një cikli të plotë të trajnimeve, diskutimeve rajonale, takimeve me studentë të universiteteve publike të Kosovës.

Rrugëtimi drejt kongresit filloi me punëtori në secilin prej 7 universiteteve publike të Kosovës. Punëtoritë kanë shërbyer si mjet për nxitjen e studentëve, në identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen ata përgjatë studimeve. Po ashtu, janë identifikuar dhe unifikuar format relevante për adresimin e problemeve. Janë analizuar me kujdes grupet e interesit dhe hisedarët kryesor, potenciali i të cilëve mund të shfrytëzohet për të avokuar me sukses për çështjet e diskutuara në punëtori.

Projekti vazhdoi me 2 takime virtuale ndërmjet studentëve pjesëmarrës të punëtorive dhe studentë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ku janë njoftuar me storie suksesi në adresimin e çështjeve që kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë.

Koordinimet finale drejt Kongresit vazhduan me 2 takime fizike për identifikimin dhe adresimin e problemeve universitare në vend.

Kongresi i organizuar sot me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, do shërbej për rrjetëzimin e mëtutjeshëm të studentëve të universiteteve publike të Kosovës, identifikimin e problemeve universitare dhe shndërrimin e tyre në një Rezolutë, krijimin e Task Forcës së Kongresit për Implementimin e Rezolutës, si dhe përfshirjen dhe bashkërendimin e kauzave rajonale në arsimin e lartë.

Në Kongres u votua për Rezolutën përmes së cilës vullnetarët e Komitetit do adresojnë çështjet e ngritura nga studentët, në institucionet e arsimit të lartë.

ORCA bashkë me Komitetin do caktojnë takime për avokimin e çështjeve të studentëve në të gjitha institucionet relevante që prekin arsimin e lartë.

__

Ky aktivitet është mbështetur financiarisht nga fondacioni amerikan, National Endoëment for Democracy (NED), si pjesë e projektit: “Promovimi i Angazhimit të të Rinjëve në Llogaridhënie”, e zbatuar nga ORCA.

#ORCA

#SupportedByNationalEndowmentForDemocracy

??