ORCA fton studentët e Kosovës të aplikojnë për pjesëmarrje në Kongresin e Aktivizimit Studentor i cili do mbahet nga 25 deri 27 korrik në Durrës.

Në këtë kongres studentët nga vendet fqinje do kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre rreth organizimit dhe aktivizmit studentor dhe gjendjes në universitetet ku ata studiojnë. Përgjatë kongresit akterët e organizatave më të zëshme rajonale të cilat merren me çështjet studentore do ta paraqesin gjendjen në arsimin e lartë në vendet e tyre.

Në fund të kongresit, studentët do të kenë njohje më të thella rreth aktivizmit studentor; njohuri më të thella për organizimin studentor; për larminë e mundësive të organizimit studentor brenda dinamikës shoqërore.

Gjendja socio-ekonomike në Kosovë ka bërë që organizimet shoqërore, ndër to edhe aktivizmi studentor të shuhet dita e ditës, rrjedhimisht edhe studentët nuk e shohin më veten agjent të ndryshimeve në shoqëri. Andaj, ne inkurajojmë studentët të aplikojnë meqë kongresi ka për qëllim krijimin e një vizioni të aktivizmit studentor në Kosovë dhe më gjerë. e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.

Afati i fundit për aplikim është më 7 korrik 2019.

Aplikantët do të njoftohen me kohë në rast se janë përzgjedhur për pjesëmarrje.

Të drejtën për aplikim e kanë të gjithë studentët e  universiteteve publike në Kosovë të nivelit  bachelor të studimeve me përjashtim të vitit të fundit të studimeve.

Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme sepse të gjitha diskutimet do të mbahen në anglisht.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga organizatorët.

Për të aplikuar shkarkojeni dhe plotësojeni formularin, shkruani një ese jo më shumë se 700 fjalë në temën “Vizion për aktivizmin studentor”, dërgoni në: kongresi.orca@gmail.com

Formulari shkarkohet në: Forma e aplikimit për Kongresin e Aktivizimit Studentor