Ftohen të gjithë studentët që kanë studiuar në Kosovë dhe që kanë hasur në vështirësi përgjatë procesit të njohjes së diplomave të tyre në Ministrinë e Arsimit ta plotësojnë pyetësorin e mëposhtëm në mënyrë që çështja e tyre të zgjidhet sa më shpejtë.

Problemi i njohjes së diplomave ka ndodhur për shkak të mos regjistrimit të disa studentëve në sistemin elektronik SMIAL (Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë), punë kjo që i përket koordinimit mes universiteteve apo kolegjeve dhe Ministrisë së Arsimit.

Ky pyetësor gjithashtu ka për qëllim identifikimin e studentëve të regjistruar në institucione të arsimit të lartë në Kosovë para ekzistimit të sistemit elektronik SMIAL.

Sipas përfaqësuesve të qendrës për nostrifikimin e diplomave (NARIC – Kosova) rreth 20 mijë studentë në Kosovë mund t’i kenë diplomat e tyre të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe mashtrimeve që kanë ndodhur përgjatë viteve në sferën e arsimit të lartë, e që të gjitha këto faturohen në dëm të studentëve që i kanë përfunduar studimet në institucione arsimore në vend.

Forma për regjistrim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeC_wjnw7m-Yii6EnGE2xcyUuL4RmNJLStkTfB2v_Zhw4zY1A/viewform