Ftohen të gjithë studentët e universiteteve publike të Kosovës që të aplikojnë për pjesëmarrje në serinë e trajnimeve për shkrime të artikujve gazetareskë. Trajnimet do t’i aftësojnë studentët që të jenë në gjendje të adresojnë problematika universitare (dhe jo vetëm) përmes shkrimeve të artikujve sipas standardeve dhe trendëve të fundit në fushën e gazetarisë.
Trajnimet do të organizohen nga ekspertë të fushave, duke e shtrirë formatin e trajnimeve në dy faza: 1) trajnime në metoda hulumtuese dhe 2) trajnime për shkrim artikujsh.
Të përzgjedhurit e këtij trajnimi do të jenë në gjendje të shkruajnë artikuj gazetaresk duke i respektuar të gjitha kriteret etike dhe profesionale të gazetarisë.
Koncepti i trajnimeve do i shërbejë portalit në ardhje “Tempulli i Dijes”. Andaj, pas dy sesioneve të trajnimeve, shkrimtarët më të mirë dhe me idetë më të mira për trajtimin e problemeve universitare dhe studentore do kenë mundësi të shkruajnë një temë për Tempullin e Dijes me pagesë.
Data e fundit për aplikim është 25 prill 2022.
Linku për aplikim: https://forms.gle/Q86Ad5KnxXXU5aL96
Comments are closed.