Përfaqësuesit e ORCA-s vizituan sot menaxhmentin e Universitetit të Gjakovës me ç’rast përcollën mesazhin përgëzues për menaxhimin e suksesshëm të procesit të avancimeve në këtë universitet, i cili ka marrë parasysh të gjitha rekomandimet e ORCA-s gjatë procesit të avancimeve të këtij viti.
ORCA po ashtu theksoi rëndësinë e një vendimi të kohëve të fundit të këtij Universiteti për revokimin e një titulli akademik nga një profesor që e ka marrë atë në të kaluarën në shpërputhje me rregullativën e zbatueshme në kohën e dhënë. Ky hap i Universitetit të Gjakovës është hapi i parë i sistemit të arsimit të lartë në Kosovë drejt vetingut për të gjithë titujt akademikë në vend. ORCA shfrytëzon këtë rast për të bërë thirrje që vetingu të bëhet projekt kombëtar për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në vend.
ORCA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e universiteteve publike kur ato punojnë drejt, sikundër që mbetet e gatshme për të kritikuar ashpër proceset negative në to.
Comments are closed.