Sot, anëtarët e Komitetit të Kongresit të Aktivizmit Studentor takuan përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave (NARIC KOSOVA), të cilëve ua adresuan kërkesat e Rezolutës së vitit 2022.
Në këtë takim, diskutimet rreth Rezolutës u përqendruan rreth mbrojtjes dhe ruajtjes së autonomisë së universiteteve publike, kryesisht duke i adresuar manipulimet e bëra nga Kolegjet private në Kosovë, manipulime të cilat u shpërfaqën përmes procesit të validimit të diplomave.
Zyra e NARIC Kosova i njoftoi studentët se tashmë ata janë të përfshirë në një komision të themeluar nga MAShTI për ta trajtuar ekskluzivisht çështjen e verifikimit të diplomave të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, dhe se rastet po trajtohen dhe po marrin përgjigje dita e ditës.
Takimet e Komitetit me Institucione të Arsimit të Lartë do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim!
Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen financiare të fondacionit amerikan National Endowment for Democracy (NED), në kuadër të projektit: “Promovimi i Angazhimit të të Rinjve në Llogaridhënie”, të implementuar nga ORCA.
Comments are closed.