Pavarësisht kualifikimeve formale që i ki, nëse je person i përkushtum në kauza që afirmojnë interesin publik, ti je kandidat/e për me u bo pjesë e ekipit tonë.
Duhesh me e ditë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze. Duhesh me ditë me përdor aplikacione me të cilat kryhen punët e zyreve (Word, Excel, Power Point). Duhesh me kanë i gatshëm jo veç me u ulë në tavolinë e me punu me kompjuter, por me marrë pjesë në aktivitete, me propozu aktivitete. Nuk na duhet burokrat/e që vendosë tick-a mbi kutitë për me konfirmu që janë kry krejt detyrat, na duhet aktivist i shoqnisë civile, që ka bindje të vetat ideo-politike, që është i gatshëm me i mbrojtë ato edhe kundër nesh. Po na duhet një koleg/e kreativ/e në të cilin/ën mujna me llogaritë e te i cili/a organizata mundet me u mbështetë.
Nëse ta merr menja, apliko duke e dërgu a). një CV si dhe b). përmes ni letre motivuse në të cilën duhesh me ju përgjigjë dy pytjeve: 1. Çka është roli i OJQ-së në shoqninë kosovare? 2. Pse po menon që ti mundesh dhe duhesh me qenë pjesë e kolektivit të ORCA-s? Emaili për aplikim: konkurs.orca@gmail.com
Afati i fundit për aplikim: 20 mars 2022.
Comments are closed.